Dogana konfiskon mjaltë e duhan të kontrabanduar, vlera mbi 10 mijë euro

para 30 dite

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.

Dogana konfiskon mjaltë e duhan të kontrabanduar, vlera mbi 10 mijë euro

Në një automjet që dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut janë gjetur 21 kovë të plastikës me 26 kilogramë mjaltë dhe 31 thasë me duhan të përpunuar.

Gjithsej janë gjetur 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan.

Vlera e tyre sipas tregut është 10 mijë euro.

“Me datë 12.09.2024  në brezin kufitar mes fsh.Tanushē RMV dhe fsh.Mjak -RKS  është vërejtur një automjet pikap  ngjyrē e bardhē me targa vendore  duke hyre ilegalisht nga Maqedonia veriore  në Kosovë. Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet  rreth ores 11:30 në afërsi të fsh.Sllatinë-Viti  gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari  B.S. i moshës 35 nga  Vitia. Gjatë kontrollit ështē vërejtur se   kishte pasur të ngarkuar  disa thase te bardhë dhe disa kovë të plastikes.”

“Gjate numrimit të mallit është  verifikuar se  21 kovë plastike ngjyrë e bardhë me peshë nga 26 kg ishin te mbushura me mjaltè ,ndërsa 31 thasë ngjyrë e bardhë me peshë nga 15 kg. ishin të mbushur me duhan të përpunuar,pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Gjithsej janë 546 kg. mjalte dhe 465 kg.duhan. Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 10.000€,ndërsa shmangie nga taksat doganore  janë mbi 18.000 €. Automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës.”

A e dini çka është KODI 95?
Voto