Dogana e Kosovës sekuestron mbi gjysmë ton mjaltë të kontrabanduar nga Serbia

para 31 dite

Njësia e Task Forcës Lindje, e përbërë nga zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe Policisë, ka intensifikuar kontrollet në kuadër të masave të parandalimit dhe luftimit të paligjshmërisë dhe kontrabandës.

Dogana e Kosovës sekuestron mbi gjysmë ton mjaltë të kontrabanduar nga Serbia

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë ndaluar dy automjete me targa serbe në fshatin Kokaj, Komuna e Gjilanit, të cilat po transportonin rreth 510 kg mjaltë të kontrabanduar.

Dyshimet e autoriteteve për kontrabandë nga Serbia, përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, rezultuan në identifikimin dhe ndalimin e dy automjeteve të drejtuara nga shtetas serbë. Gjatë kontrollit të automjeteve, u gjetën 20 kanta me mjaltë, pa dokumente shoqëruese. Vlera e përafërt e tregut të kësaj sasie mjalti vlerësohet rreth 5000 euro.

Automjetet dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës, të cilat po hetojnë për të zbuluar detaje të tjera në lidhje me këtë rast të kontrabandës.

Etiketat

Ofertat e fundit