Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, policia jep detaje

17.03.2024

Në orët e para të mëngjesit është djegur një veturë e një qytetari serb në Leposaviq.

Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, policia jep detaje

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se arsyet e ngjarjes edhe nuk dihen dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00. Vetura është e tipit “Volkswagen Polo”, pronë e një qytetari serb. Ende nuk ka të dyshuar. Policia është duke i zhvilluar hetimet”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë se raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në veri të vendit ku vetura të qytetarëve serb atje kanë qenë cak i sulmeve e zjarrvënieve.

Etiketat

Ofertat e fundit