​Digjet vetura e një hetuesi policor në veri

03.04.2024

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

​Digjet vetura e një hetuesi policor në veri Foto: Ilustrim

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk pati tjetër përveç dëmeve materiale të veturës “Dacia” me targa serbe, e cila u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.