Dhunë në një familje në Shtime, 43-vjeçari e rrah bashkëshorten me grushte, kapet nga Policia

30.05.2024

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Dhunë në një familje në Shtime, 43-vjeçari e rrah bashkëshorten me grushte, kapet nga Policia Foto: Ilustrim

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Shtime, ku një 43-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.