Deponojnë në bankomat 705 euro false, rasti po hetohet në Prizren

09.05.2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomat ishin deponuar 705 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Deponojnë në bankomat 705 euro false, rasti po hetohet në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur në mars të 2024.

“Prizren / 26.03.2024. Zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomatin e tyre ishin deponuar 705 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Monedhat janë konfiskuar nga forenzika, ndërkaq rasti  është duke u hetuar.