Burri raporton në Polici se u keqtrajtua nga gruaja

09.02.2024

Një burrë ka njoftuar Policinë në Gjakovë se bashkëshortja e tij e ka keqtrajtuar.

Burri raporton në Polici se u keqtrajtua nga gruaja Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur të ejten rreth orës 15:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.