Arrestohet një person në Viti, iu gjetën 209 kg duhan i kontrabanduar

11.07.2024

Një person është arrestuar për kontrabandim të duhanit, sot gjatë ditës në Viti. Oficerët doganorë gjatë ditës së sotme kanë kryer kontrolle në dy lokacione në rajonin e Vitisë dhe aty kanë gjetur 209 kg duhan të grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit.

Arrestohet një person në Viti, iu gjetën 209 kg duhan i kontrabanduar Foto: Ilustrim

Në njoftimin e Doganës së Kosovës  bëhet e ditur se këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

“Arrestohet një person për kontrabandim të duhanit. Ne rajonin e Vitisë Oficerët Doganorë, me autorizim të prokurorisë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione dhe gjatë këtij operacioni janë gjetur: 209 kg duhan i grirë, 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit. Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë. Shmangiet nga taksat doganore llogaritet të jenë rreth 8,000.00 Euro. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë “, thuhet në njoftimin e Doganës.