Arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vjet burgim në Suharekë, ishte në kërkim
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Në një aksion të kryer më 14 janar në Suharekë, zyrtarët policorë kanë arrestuar 29-vjeçarin A.B. Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prizren/Dega Suharekë kishte lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale të lëndimit të rëndë trupor.
Pas kompletimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në burg për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh, siç e kishte përcaktuar gjykata.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka theksuar se do të vazhdojë të implementojë planin operativ për kapjen dhe dënimin e të gjithë personave që janë shpallur në kërkim.
Ky arrestim tregon angazhimin e Policisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë në vend.