Arrestohen tre persona për shpëlarje të parasë, ngrihen mbi 39 banesa e 170 mijë euro
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot kanë bastisur pesë lokacione të ndryshme, një në rajonin e Gjilanit e katër në rajonin e Prishtinës.
Bastisja është kryer me qëllimin e grumbullimit të dëshmive materiale dhe arrestimin e personave që dyshohet se në periudhën 2020-2024 kanë kryer veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, e kështu ata dyshohen për “Shpëlarje të parasë”.
“Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’.”
Tre persona janë arrestuar gjatë bastisjeve, ndërsa një nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar: Tre folderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara; Një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municion 12/A të armës së gjuetisë; Një veturë BMË ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.); Një veturë Volksëagen-VË Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017 pronë e të dyshuarit (V.C.); Një telefon HUAËEI; Tre telefon IPHONE; Një laptop.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për 39 banesa, 30 garazhe, dy lokale afariste, 17 parcela toke, bllokohen 5 xhirollogari (179,560.25 euro)
Ata janë ndaluar për 48 orë.