1708 gjoba, 52 aksidente dhe 16 të arrestuar në 24 orë
para 8 dite
Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1708 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kësaj periudhe kohore, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku 23 prej tyre kanë rezultuar me lëndime të personave dhe 29 me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtyre 24 orëve, 11 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë ndaluar.
Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rregullave të qarkullimit rrugor.