Zyrtare: Nazmi Gripshi bëhet lojtari më i ri i Astanas

01.07.2024

Pas largimit nga Ballkani, mesfushori Nazmi Gripshi tani është bërë me ekip të ri dhe nga sezoni i ardhshëm ai do të luajë tek Astana në Kazakistan.

Zyrtare: Nazmi Gripshi bëhet lojtari më i ri i Astanas Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit që ka bërë vet klubi në rrjetet sociale, Gripshi do të jetë pjesë e tyre për dy sezonet e ardhshme.

Postimi i plotë i Astanas:

“Klubi i futbollit Astana ka nënshkruar kontratë me mesfushorin shqiptar Nazmi Gripshi. Gripshi është shtetas i Shqipërisë. 26-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij tek Ballkani, me të cilët u paraqit në Ligën e Konferencës në sezonin 2023/2024.