Zyrtare: Albin Berisha bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Rumani

05.02.2024

Albin Berisha ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga futbolli kosovar dhe duke u transferuar në Rumani.

Zyrtare: Albin Berisha bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Rumani Foto: Ilustrim

Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun ku ka nënshkruar për skuadrën Petrolul Ploiesti.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit rumun që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Ballkanin dhe ka zyrtarizuar sulmuesin kosovar.

Megjithatë klubi rumun nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës apo vlerën e transferimit.

Gjithsesi besohet se Petrolul ka paguar 230 mijë euro për transferimin e tij, si dhe Ballkani ka ruajtur një pjesë të kartonit nga rishitja e ardhshme.

Nga ana tjetër Ballkani e ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në aventurën e tij të re.