Zvicra publikon listën preliminare me 38 futbollistë për Euro 2024, ftohen gjashtë shqiptarë

17.05.2024

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën preliminare për Kampionatin Evropian që nis në muajin qershor.

Zvicra publikon listën preliminare me 38 futbollistë për Euro 2024, ftohen gjashtë shqiptarë Foto: Ilustrim

Helvetikët kanë ftuar plot 38 futbollistë në kampin parapërgatitës fillimisht.

Gjashtë futbollistë shqiptar janë ftuar në këtë grumbullim.

Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë ftuar.

Lista zyrtare e Zvicrës për Euro 2024 do të publikohet më shtatë qershor.