Zvicra A dhe U21 publikojnë listat për ndeshjet e tetorit – gjashtë futbollistë shqiptarë të ftuar
Kombëtarja A e Zvicrës dhe ajo U21 kanë publikuar listat me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor.
Përzgjedhësi i Kombëtares A të Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën me 24 futbollistë për dy sfidat e muajit tetor.
Helvetikët do të përballen me Serbinë në udhëtim dhe me Danimarkën para tifozëve të tyre.
Për këto dy ndeshje, Yakin ka ftuar dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën si kapiten dhe sulmuesin Andi Zeqiri.
Ndërkohë listën me futbollistët e grumbulluar e ka publikuar edhe Kombëtarja e Zvicrës U21, ku janë katër shqiptarë në të.
Mbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari është në listë së bashku me tre mesfushorët si Leon Avdullahu (Basel), Ardon jashari (Club Brugge) dhe Valmir Matoshi (Thun).
Helvetikët nën 21 vjeç në muajin tetor do t’i zhvillojnë dy ndeshje kualifikuese për Evropian ndaj Finlandës në shtëpi dhe ndaj Rumanisë në udhëtim.