Vedat Muriqi shënon në rikthimin sensacional të Mallorcas ndaj Getafes

26.05.2024

Mallorca ka bërë një rikthim shokues ndaj Getafes, 2-1 – në xhiron e fundit në La Liga, për të mbyllur sezonin me fitore.

Vedat Muriqi shënon në rikthimin sensacional të Mallorcas ndaj Getafes Foto: Ilustrim

Vedat Muriqi e nisi rikthimin e ishullorëve, duke realizuar në fund të ndeshjes.

Por, fillimisht, Getafe realizoi me anë të Alavrez, që u asistua prej Rodriguez në minutën e 48-të.

Reprezentuesi i Kosovës e filloi rikthimin në minutën e 90-të, kur u asistua nga Raillo.

Fitoren e Mallorcas e vulosi Maffeo, pasi shënoi vetëm tre minuta më bonë, ndërsa Morlanes ishte asistuesi.

Mallorca e mbyllë sezonin në vendin e 14-të, me 40 pikë, ndërsa Getafe në të 12-in me tri pikë më shumë.