Modric i bie pishman, kërkon të qëndroj te Real Madridi

18.05.2024

Luca Modric duket se i ka rënë pishman, ai u shpreh se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, edhe pse muaj më parë ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën.

Modric i bie pishman, kërkon të qëndroj te Real Madridi Foto: Ilustrim

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori kroat ka informuar klubin për dëshirën e tij për të qëndruar.

Ylli kroat gjithashtu ka refuzuar dy propozime të mëdha, pasi ende shpreson të nënshkruajë marrëveshje të re te Reali.

Ndërkaq, e ardhmja e yllit kroat në ekip varet nga klubi dhe do të vendoset në ditët e ardhshme.