Klubet e Premierligës votojnë pro VAR-it

06.06.2024

Përdorimi i sistemit VAR ishte vënë në dyshim në fund të sezonit të kaluar derisa disa klube ishin ankuar se ai nuk kishte arritur t’i evitonte gabimet e referëve, madje duke i dëmtuar ato në disa raste.

Klubet e Premierligës votojnë pro VAR-it Foto: Ilustrim

Dhe, kjo kishte bërë që Federata Angleze të detyrohej ta vendoste në votim nga vetë klubet nëse do të ishin pro apo kundër vazhdimit të përdorimit të këtij sistemi.

E sot, një shumicë e klubeve të Premierligës votuan për vazhdimin e përdorimit të sistemit VAR.

Gjithashtu u arrit marrëveshja që duhen bërë përmirësime në këtë sistem në mënyrë që të përfitojë futbolli dhe tifozët, të cilët po ashtu hodhën akuza dhe kritika për gabimet e VAR-it gjatë sezonit të kaluar.