Bayerni merr një goditje të rëndë – ylli i ekipit do të mungojë katër javë për shkak të lëndimit

para 21 dite

Bayern Munich ka konfirmuar se Sacha Boey do të mbetet jashtë fushave për disa javë pasi ka pësuar një çarje të meniskut në gjurin e tij të majtë.

Bayerni merr një goditje të rëndë – ylli i ekipit do të mungojë katër javë për shkak të lëndimit Foto: Ilustrim

“Sacha Boey do të mbetet jashtë fushave për Bayernin për disa javë pasi mbrojtësi i djathtë ka pësuar çarje të meniskut në gjurin e tij të djathtë në stërvitje të dielën, ashtu siç është ekzaminuar nga ekipi mjekësor i klubit”.

“24-vjeçari tashmë i është nënshtruar me sukses operimit”, ka njoftuar gjiganti gjerman.

Boey kështu do të humbasë ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit të martën në ‘Allianz Arena’.

Mbrojtësi francez paraprakisht kishte pësuar një lëndim gjatë muajit shkurt dhe mars dhe si pasojë kishte humbur 14 ndeshje.

Kujtojmë se Boey u transferua tek bavarezët nga Galatasaray për shumën e 30 milionë eurove plus shtesave, pasi Bayern kishte mposhtur konkurrencën e Arsenalit për nënshkrimin e tij.

Boey ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2028, ndërsa në mungesë të tij pritet që Kompany ta aktivizojë në atë pozicion Joshua Kimmich.