Ballkani i lëshon biletat falas për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas në Podujevë
13.07.2024
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se ka vendosur që biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas të jenë falas për shikuesit, raporton Sinjali Sporti.
Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Andorrës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Dueli zhvillohet nga ora 16:30 dhe të gjithë ata që do të shkojnë për ta parë kampionin, nuk kanë për të paguar biletë.
Kujtojmë që duelin e parë Ballkani e fitoi me rezultat 2-1, me një gol fitues të vonë nga Bernard Karrica, me ‘portokallinjtë’ që tashmë kanë gjasat e mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të garës.
Njoftimi i plotë:
Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futboll – por thonë se nuk mund ta kontrollojmë palën tjetër
Ndërkombëtar para 4 dite
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime – Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve
Ndërkombëtar para 7 dite
Zvicra A dhe U21 publikojnë listat për ndeshjet e tetorit – gjashtë futbollistë shqiptarë të ftuar
Ndërkombëtar para 9 dite
‘El Clasico’ i legjendave – mësohet data kur do të zbresin në fushë veteranët e dy gjigantëve spanjoll
Ndërkombëtar para 9 dite
Zhegrova pasi fitores kundër Real Madridit: Jemi të lumtur, historike për ne
Ndërkombëtar para 10 dite