Ballkani e nis me fitore në kualifikimet e Champions League

10.07.2024

Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Champions League duke triumfuar ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma.

Ballkani e nis me fitore në kualifikimet e Champions League

Ndeshja e cila është zhvilluar të martën ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Vendasit kanë kaluar të parët në epërsi me golin e El Ghazoui në minutën e njëzet e dytë. Megjithatë, Ballkani ia ka dalë ta barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Emerllahu.

Goli i fitores për skuadrën kosovare ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas një asistimi nga Kryeziu, ka qenë Karrica ai që e ka gjetur rrjetën.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave

UE Santa Coloma – Ballkani, pjesa e parë mbyllet me dy gola të shënuar

Pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Champions League ndërmjet UE Santa Coloma dhe Ballkanit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Kanë qenë vendasit ata që të parët e kanë gjetur avantazhin. Kjo falë golit të El Ghazoui në minutën e njëzet e dytë.

Megjithatë, Ballkani ia ka arritur ta barazojë rezultatin nga fundi i pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Emerllahu.

Në dispozicion të të dy ekipeve për të provuar ndryshimin e rezultatit mbetet një pjesë e plotë. 

UE Santa Coloma – Ballkani, formacionet

Ballkani do të fillojë sonte fushatën e kualifikimeve në Champions League, duke u përballur si mysafir me kampionin e Andorrës, UE Santa Coloma. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Etiketat

Ofertat e fundit