Osmani për Trumpin: Kosova e ka pasur mbështetjen e çdo administrate

para 34 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para samitit të Komunitetit Politik të Evropës nga ku ka thënë se bashkëpunimi i Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë fuqishëm edhe nën administratën Trump.

Osmani për Trumpin: Kosova e ka pasur mbështetjen e çdo administrate

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së do ta forcojë më tej bashkëpunimin edhe me Kosovën.

“Zgjedhja e presidentit Trump do vazhdojë ta fuqizojë këtë marrëdhënie dhe secili duhet ta japim kontributin tonë. Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së që në fillimet e viteve ’90. Jemi bekuar me atë mbështetje dhe për këtë, kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën Trump. Bashkëpunimi i fuqishëm mes Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë”, ka thënë Osmani.

Ajo është pyetur nëse e sheh si kërcënim për Kosovën zgjedhjen e Trumpit.

Osmani është përgjigjur se nuk e sheh të tillë për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë Kosovës për dekada si republikanët ashtu edhe demokratët.

LEXO EDHE:  Presidentja Osmani ndan urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit Jeffrey Hovenier

“Nuk e shoh si kërcënim, Kosova ka përfituar për dekada nga mbështetja dypartiake e SHBA-së”, ka theksuar ajo.

Presidentjs është pyetur edhe për mjndësin e një takkmi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, meqë ai ndodhet poashtu në Hungari.

Presidentja Osmani ka thënë se s’do të takohet.

“Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani.

Etiketat