Vjedhja e parave në një market në Suharekë, policia jep detaje

19.11.2022

Rastet e vjedhjeve nga persona të dyshuar në vende të ndryshme, si rrugë, lokale apo pompa derivatesh kohëve të fundit janë shpeshtuar. Një rast i vjedhjes ka ndodhur edhe në Suharekë gjatë ditës së mërkurë në rrugën ‘Brigada 123’ rreth orës 17:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dy persona […]

Vjedhja e parave në një market në Suharekë, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve nga persona të dyshuar në vende të ndryshme, si rrugë, lokale apo pompa derivatesh kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur edhe në Suharekë gjatë ditës së mërkurë në rrugën ‘Brigada 123’ rreth orës 17:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dy persona kanë raportuar në polici se perderisa ishin në lokal një person i dyshuar u kishte vjedhur para dhe nga policia kjo është cilësuar si vepër ‘vjedhje e rëndë’.

SuharekaOnline gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, kapitenin Afrim Sylaj i cili ka bërë të ditur se rasti në fjalë ka ndodhur të mërkurën në një market ushqimor, ku një i dyshuar ka vjedhur para shuma e të cilave nuk është e madhe.

Poashtu, Sylaj ka thënë se në vazhdimësi është duke u hetuar nga njesitet kompetente policore mënyra se si ka ndodhur vjedhja.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka theksuar se i dyshuari është identifikuar.