Vjedhet naftë te antena e IPKO-s në Duhël të Suharekës

19.04.2022

Ankuesi ka deklaruar se hajnat janë duke vjedhur naftë tek antena e IPKO-s, pas orëve të mesnatës. Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Komandanti Sylaj ka theksuar se është raportuar një rast i vjedhjes në Qafë të Duhlës gjatë natës mbrëmë. Me të marrë informacionin, […]

Vjedhet naftë te antena e IPKO-s në Duhël të Suharekës Foto: Ilustrim

Ankuesi ka deklaruar se hajnat janë duke vjedhur naftë tek antena e IPKO-s, pas orëve të mesnatës.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Komandanti Sylaj ka theksuar se është raportuar një rast i vjedhjes në Qafë të Duhlës gjatë natës mbrëmë.

Me të marrë informacionin, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nuk i kanë hasur personat e dyshuar, por kanë gjetur disa bidona të mbushur me naftë.

Tutje ai ka bërë të ditur se njësitet policore po merren me rastin.