E turpshme, hajnat thyejnë dhe plaqkitin veturën e mërgimtarit nga Suhareka

09.01.2021

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe për festat e fundvitit mërgimtarët i’a kishin mësyrë vendlindjes. Këtë më së miri e dëshmonte edhe fakti që rrugëtu mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku jetojnë mërgimtarët tonë. Edhe pse kanë ardhur me pushime në vendlindje, disave u dalin telashe të ndryshme. Një […]

E turpshme, hajnat thyejnë dhe plaqkitin veturën e mërgimtarit nga Suhareka Foto: Ilustrim

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe për festat e fundvitit mërgimtarët i’a kishin mësyrë vendlindjes.

Këtë më së miri e dëshmonte edhe fakti që rrugëtu mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku jetojnë mërgimtarët tonë.

Edhe pse kanë ardhur me pushime në vendlindje, disave u dalin telashe të ndryshme. Një fat të tillë e kishte edhe një mërgimtar nga Suhareka, vetura e të cilit më 3 janar ishte cak i hajnave.

Për fat të keq të njëjtit i është thyer vetura ku i është vjedhur qanta në të cilën kishte dokumentet personale, kartelat bankare, 2500 € dhe 2800 CHf.

Vjedhja ka ndodhur më datën 3 janar në ora 18:20 minuta në rrugën “Skënderbeu” në Reshtan ku vetura e tipit BMW me targa zvicerane është thyer dhe nga e njëjta është vjedhur çanta e dorës me dokumente dhe para në të, shkruan SuharekaOnline.