Tre të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

23.07.2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytetet e Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut.

Tre të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Lidhur me këto raste, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej tre persona të dyshuar për ushtrim dhune dhe kanosje ndaj anëtarëve të familjes.

Sipas raportit të publikuar nga Policia, dy prej rasteve kanë ndodhur në Prishtinë. Në rastin e parë, një mashkull është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike e fizike dhe ka kanosur prindërit e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti tjetër në Prishtinë përfshin dhunë në marrëdhënie bashkëshortore. Një grua ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

“Është njoftuar policia se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit të palëve, viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Ndërkohë, rasti i tretë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku dy persona janë arrestuar për ushtrim dhune dhe kanosje ndaj prindit të tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë kanosur prindin e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Autoritetet kanë konfirmuar se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me prokuroritë përkatëse dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren sipas procedurave ligjore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More