Suharekë, mungon avokatja e paditësit, shtyhet seanca gjyqësore për vërtetim të drejtës së pronësisë

29.10.2021

Kjo pasi që e autorizuara e paditësit H.K, avokatja Ibadete Xhafa-Kuqi përmes e-mailit ka kërkuar nga Gjykata që seancën e sotme ta shtyej për një datë tjetër, raporton Betimi për Drejtësi. Në këto rrethana gjyqtari, Shaban Zeqiraj, në praninë e të paditurit H.K dhe përfaqësuesit të komunës Qazim Hasanaj, ka shtyrë seancën e sotme për […]

Suharekë, mungon avokatja e paditësit, shtyhet seanca gjyqësore për vërtetim të drejtës së pronësisë Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Kjo pasi që e autorizuara e paditësit H.K, avokatja Ibadete Xhafa-Kuqi përmes e-mailit ka kërkuar nga Gjykata që seancën e sotme ta shtyej për një datë tjetër, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këto rrethana gjyqtari, Shaban Zeqiraj, në praninë e të paditurit H.K dhe përfaqësuesit të komunës Qazim Hasanaj, ka shtyrë seancën e sotme për 26 nëntor 2021.

Ndryshe, sipas padisë të dorëzuar në këtë gjykatë, paditësi R.B më vitin 2008 ka blerë nga i padituri H.K parcelën P-72116046-01070-5, në vendin e quajtur “Pojata” në Suharekë, për të cilën edhe kanë lidhur kontratë të shit-blerjes.

Me qëllim që të bëhet bartja e pronës në emër të paditësit, i njejti ka paraqitur kërkesë pranë Zyrës Kadastrale në Suharekë, mirpo e njejta ka kërkuar historikun e kësaj parcele, pasi që nga viti 2018 kjo pronë figuron në pronësi shoqërore, gjegjësisht në emër të Komunës së Suharekës.

Andaj, nga gjykata po kërkon që të vërtetohet se paditësi R.B është pronar i kësaj parcele dhe t’i mundësohet regjistrimi si pronar në librat kadastral. /BetimipërDrejtësi