Suharekë, kanosi me bisht të sëpatës familjarët e tij, policia reagoi pasi gruaja publikisht raportoi për dhunën

  • 20.10.2022
Suharekë, kanosi me bisht të sëpatës familjarët e tij, policia reagoi pasi gruaja publikisht raportoi për dhunën

Një grua me emrin Lumnie Karaxha ka raportuar në televizionin ATV një rast të dhunës në familje.

Ajo ka treguar se burri i saj “e ka kapur për fyti” djalin e saj, teksa tregon se edhe vetë ka pësuar tashmë nga ish-bashkëshorti.

Tregon se me burrin që po dyshohet për dhunë në familje ishte martuar pa lejen e familjes – shton se nuk e ka mbështetjen e vëllezërve.


”Jetoj me qira me djalin 8 vjeçar”, tregon ajo teksa qante

Pas këtij raportimi ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 19 Tetor 2022 nga Televizioni ATV , policia në Prizren ka pranuar një video incizim ku shihet se një person kanos me bisht të sëpatës familjarët e tij si dhe dy fotografi ku shihen lëndimet e një fëmije dhe një gruaje.

Policia ka nisur hetimet, është identifikuar se personi i dyshimtë është person i njohur për policin, kundër të njëjtit janë hapë dy raste për dhunë në familje më herët. Fotografitë e dërguara nga media janë foto të rastit të raportuar më parë, konkretisht të rastit të raportuar me datë 25 Shator 2022 ndërsa kanosja që shihet në video incizim dyshohet se ka ndodhur në muajin Mars të këtij viti”.

“Në bazë të video incizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit policia e Stacionit Policor në Suharekë , pas konsultimit me prokurorin kujdestar ka hap rast të ri për veprën penale “Kanosje –dhunë në familje”. Kundër të dyshuarit është hapë rast për dhunë në familje edhe me datë 28 Qershor 2022. Është me rëndësi të ceket se bashkëshortja dhe djali i tij që nga data 28 Qershor 2022 nuk është duke jetuar bashkë me të dyshuarin.

Pas përfundimin të procedurave hetimore , pasi që i njëjti është në masën e arrestit shtëpiak, për shkak të rastit të raportuar me 25 shator 2022, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e njëjti “Arrest shtëpiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë