Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti burgim

02.06.2022

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës. Me 02.06.2022, rreth orës 10:00, në Suharekë është arrestuar i dyshuari V.K., 24 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar […]

Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej një viti burgim Foto: Ilustrim

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës.

Me 02.06.2022, rreth orës 10:00, në Suharekë është arrestuar i dyshuari V.K., 24 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Suhurekë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej nje viti (12 muajve) burgim.