Sllapuzhan, arrestohet një person i kërkuar nga policia – dërgohet në vuajtje të dënimit
- 22.12.2022

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.
Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 13:10, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 21.12.2022 – 13:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.” thuhet në njoftimin e policisë.