Shqetësuese, në 4 ditët e para të nëntorit mbi 200 aksidente trafiku – humbin jetën 3 persona

05.11.2022

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës të cilat i përcjellë SuharekaOnline. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku prej tyre fatkeqësisht […]

Shqetësuese, në 4 ditët e para të nëntorit mbi 200 aksidente trafiku – humbin jetën 3 persona Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës të cilat i përcjellë SuharekaOnline.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku prej tyre fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, ku ka humbur jetën një 39 vjeçar.

Ndërsa, 15 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera vetëm me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 01-04 nëntor, ku nga këto të dhëna rezulton se gjatë këtyre ditëve gjithsej kanë ndodhur 239 aksidente trafiku, ku në to tragjikisht kanë humbur jetën 3 persona të moshave të ndryshme, ndërsa 85 aksidente tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 151 të tjera vetëm me dëme materiale.

Data Numri i aksidenteve në trafikNumri i aksidenteve me fatalitetNumri i aksidenteve me persona të lënduarNumri i aksidenetve me dëme materiale
01 nëntor6212437
02 nëntor8413251
03 nëntor4701433
04 nëntor4611530
TOTALI239385151