Shifra rekorde, 90 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë
- 25.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 90 aksidente trafiku, numër ky më i madh, krahasuar e ato të ditëve të kaluara.
Nga statistikat e përgjithshmetë policisë figuron se 38 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.
Poashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.092 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.