Rritet numri i aksidenteve në trafik, për 24 orë regjistrohen 60 të tilla

03.04.2021

E premtja ka qenë ditë e ngarkuar për policinë e Kosovës, të cilit gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar si dhe i ngjarjeve të raportuara nga qytetarët. Policia e Kosovës gjatë ditës […]

Rritet numri i aksidenteve në trafik, për 24 orë regjistrohen 60 të tilla Foto: Ilustrim

E premtja ka qenë ditë e ngarkuar për policinë e Kosovës, të cilit gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar si dhe i ngjarjeve të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte si çdo ditë tjetër ka vazhduar aktivitetet e saja, ku edhe ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, prej tyre 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,058 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Policia e Kosovës të premten ndër tjerash, ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 16 të tjerë në mbajtje.