Rritet numri i aksidenteve në trafik, 71 u regjistruan vetëm të premten

17.12.2022

Dita e premte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

Rritet numri i aksidenteve në trafik, 71 u regjistruan vetëm të premten Foto: Ilustrim

Dita e premte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuar.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 71 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së premte 27 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 44 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka shqiptuar edhe 1.246 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.