Rrihen mes vete katër të mitur në Prizren, dy prej tyre dërgohen për tretman mjekësor

21.01.2023

Rrahjet mes personave për arsye të ndryshme që vijnë nga mosmarrëveshjet në vendin tonë janë të shpeshta. Në të shumtën e rasteve personat që përfshihen në rrahje janë kryesisht të mitur, raporton SuharekaOnline. Një rast i sulmit fizik është raportuar dje rreth orës 10:20 në Stacionin Policor në Prizren, ku ka ndërhyrë policia. Në bazë […]

Rrihen mes vete katër të mitur në Prizren, dy prej tyre dërgohen për tretman mjekësor Foto: Ilustrim

Rrahjet mes personave për arsye të ndryshme që vijnë nga mosmarrëveshjet në vendin tonë janë të shpeshta.

Në të shumtën e rasteve personat që përfshihen në rrahje janë kryesisht të mitur, raporton SuharekaOnline.

Një rast i sulmit fizik është raportuar dje rreth orës 10:20 në Stacionin Policor në Prizren, ku ka ndërhyrë policia.

Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se 4 meshkuj të dyshuar të cilët janë të mitur janë përleshur mes vete në rrugën “Ali Hadri” në Prizren dhe si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.