Rrahu gruan, përfundon në polici i dyshuari nga Suhareka

05.01.2023

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e po ashtu ato vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e vendit. Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë, gjatë ditës së mërkurë rreth orës 15:33, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të Policisë […]

Rrahu gruan, përfundon në polici i dyshuari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e po ashtu ato vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë, gjatë ditës së mërkurë rreth orës 15:33, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se një i dyshuar pas një mosmarrveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Poashtu, policia thotë se është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë 04.01.2023, 15:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.