Rrahu gruan e tij, prizrenasi arrestohet dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

21.01.2023

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e po ashtu ato vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e vendit. Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren të premten rreth orës 21:02, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Prizren bën […]

Rrahu gruan e tij, prizrenasi arrestohet dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e po ashtu ato vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren të premten rreth orës 21:02, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se një femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Poashtu, bëhet e ditur se si pasoj e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore përçka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prizren 20.01.2023-21:02.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.