Rrahu babain e tij, arrestohet qytetari nga Suhareka

08.04.2022

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:40 në Suharekë. Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se viktimës i […]

Rrahu babain e tij, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: © Hallka Marketing Agency

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:40 në Suharekë.

Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë , 07.04.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.