Raporti policor, 58 aksidente dhe mbi 1500 tiketa trafiku brenda 24 orëve
- 14.02.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së hënë janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të hënën janë raportuar gjithsej 58 aksidente trafiku, prej të cilave 16 me të lënduar.
Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 1536 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.