Punëtorët e administratës në grevë, dështojnë të mbahen 12 seanca në Gjykatën e Suharekës
- 18.03.2022
- 0 komente
Për shkak të grevës së punëtorëve të administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hanën deri të enjten (më 14 – 17 mars), kanë dështuar të mbahen 12 seanca të natyrave të ndryshme.

Një gjë të tillë SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Lekaj ka bërë të ditur se në bazë të verifikimit në Sistemin për Menaxhimin e Lëndëve rezulton se në Gjykatën Themelore – dega në Suharekë nuk janë mbajtur 12 seanca gjyqësore, civile dhe penale.
Ndryshe, me 14 mars 2022, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) ka njoftuar se nga 15 mars 2022 të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë, do të hyjnë në grevë.
Greva e administratës, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
KOMENTE0
Leave a Reply