Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e pesë personave

04.02.2022

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesë (5) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e pesë personave Foto: Ilustrim

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesë (5) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe vepra penale “Fajdeja në ndihmë”.

Po ashtu, nga ky departament pranë gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, sipas KPRK-së.