Policia të dielën arrestoi 26 persona të dyshuar, një në Suharekë
- 16.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 26 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 12 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor, ndërsa 4 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka arrestuar një 21 vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me babain e tij për pronë ka gjuajtur me armë zjarri, moment ky të cilin e ka xhiruar dhe ua ka dërguar vëllezërve të tij në rrjetin social Snapchat.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arma me të cilën 21 vjeçari ka shtënë është sekuestruar dhe se i dyshuari është arrestuar, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Persona të arrestuar | 26 |
Persona në mbajtje | 12 |
Persona në ndalim policor | 1 |
Persona në vuajtje të dënimit | 4 |