Policia nuk e ndal dorën, thyen rekord për numrin e tiketave, vetëm të premtën shqiptoi mbi 2 mijë

14.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së premte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

Policia nuk e ndal dorën, thyen rekord për numrin e tiketave, vetëm të premtën shqiptoi mbi 2 mijë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së premte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 47 aksidente, ku prej tyre 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës njofton se asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës poashtu, ka njoftuar se ka shqiptuar 2.067 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit, numër ky rekord prej nga fillimi i këtij viti.