Suharekë, një person kapet me mbi 2 kg kokainë dhe mbi 1 kg heroinë policia jep detaje

04.11.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person me inicialet L.R (emer i njohur për redaksinë) të dyshuar për kryerjen e dy vepra penale. Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, si rezultat i […]

Suharekë, një person kapet me mbi 2 kg kokainë dhe mbi 1 kg heroinë policia jep detaje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person me inicialet L.R (emer i njohur për redaksinë) të dyshuar për kryerjen e dy vepra penale.

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, si rezultat i angazhimeve në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprat penale me narkotikë, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerje të dy veprave penale.

Me datën 03.11.2022 rreth orës 18:00 DHTN-Prizren pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc – Suharekë nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R., i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arritur që të arrestohet, me ç’rast gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • tre (3) fishekë kalibër i panjohur;
  • dy (2) peshore digjitale;
  • një (1) kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë;
  • dy (2) aparate për vakumim;
  • një (1) rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike;
  • katёr (4) doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë;
  • një (1) karikator me tre fishekë kalibër i panjohur;
  • para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro;
  • një veturë me targa vendore;
  • dy (2) telefona mobilë;
  • një (1) pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.

Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.