Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së hënë

14.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së hënë, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së hënë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së hënë, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë janë regjistruar 52 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.074 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.