Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 29 persona të dyshuar, dy në Prizren
- 31.03.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Prizren dje ka arrestuar 2 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale siç janë: armëmbajtje pa leje, kanosje dhe lëndim i lehtë trupor.
“Fsh. Korishe, Prizren 30.03.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshoht se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 5 fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Tranzit i Ri, Prizren 23.03.2023 – 13:18. Me 30.03.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.