Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, për 24 orë shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku

15.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, për 24 orë shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së martë janë regjistruar 40 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 12 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.327 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.