Policia e Kosovës brenda 24 ore arrestoi 27 persona të dyshuar

02.09.2023 Ligji
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 23 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.
Persona të arrestuar | 27 |
Persona në mbajtje | 23 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |