Policia arreston një të dyshuar pas një kontrolli në autostradë, iu gjet 1.12 gram kokainë
- 10.12.2022

Përdorimi i lëndëve narkotike në Kosovë mbetet ende sfidë pë institucionet e vendit, mirëpo edhe më shqetësues është fakti se të njejtat substanca kapen tek personat më të ri në moshë.
Gjatë mbrëmjës të së premtes Policia e Kosovës një person është ndaluar në autostradë dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.12 gr substancë narkotike e llojit kokainë, raporton SuharekaOnline.
Prokurori i shtetit ka marr vendim që të dyshuarit t’i kontrollohet edhe shtëpia e tij, ku nga policia janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 3.845 euro, një telefon, një pushkë gjuetie me 147 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar edhe dërguar në mbajtje.
“Prizren 09.12.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar nga policia në autostrade dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.12 gr. substancë narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar: para të gatshme 3845 €, një telefon, një pushkë gjuetie dhe 147 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.