Policia arreston dy persona të dyshuar për mashtrimin e mërgimtarëve me bileta aeroplani

05.08.2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit. Dy të dyshuarit, pas arrestimit […]

Policia arreston dy persona të dyshuar për mashtrimin e mërgimtarëve me bileta aeroplani Foto: Ilustrim

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit.

Dy të dyshuarit, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.

Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.